Skuadra e Granada-s është duke fituar 2:0 ndaj Tenerife, në ndeshjen e vlefshme për raundin e 10-të në La Liga 2.
Dy golat në këtë ndeshje i shënoi sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë, Myrto Uzuni, shkruan LIG Sport
Uzuni fillimisht shënoi për 1:0 në minutën e 20’të pas një asisti nga Saenz, kurse për 2:0 e shënoi në minutën e 34’të.
Kujtojmë që sulmuesi “kuqezi” ishte i ftuar te Shqipëria për dy ndeshjet e tetorit, por la grumbullimin shkaku i një lëndimi.
que diferencia de Granada… me siento comiendo jamón#GranadaTenerife #GranadaCF pic.twitter.com/rjlMRuJBSp
— jorge cr🪐 (@_jorgecrz) October 19, 2024