Ka përfunduar pjesa e parë në ndeshjen e javës së 11-të në La Liga, mes Real Madridit dhe Barcelonës.
Dy skuadrat paten raste të mira shënimi në 45 minutëshin e parë, por kjo pjesë u mbyll pa gola 0:0, shkruan LIG Sport
Skuadra e Real Madridit pati një rast të mirë shënimi, por portieri Inaki Pena bëri një pritje të çmendur.
That was one of the best saves i have ever seen #ElClasico
— Mats Hummels (@matshummels) October 26, 2024
Për këtë ka reaguar edhe mbrotjësi gjerman, Mats Hummels: Kjo ishte pritja më e mirë që unë kam parë.
Kylian Mbappe shënoi një gol, por që u anulua më pas nga sistemi VAR.
Në anën tjetër, skuadra e Hansi Flick tentoi disa herë me anë të Raphinha-s dhe Lamine Yamal, por nuk arritën ta tundin rrjetën e portierit Lunin.
What a save from Inaki Pena 😤🇪🇸 pic.twitter.com/z5TF4hzpZB
— LaLigaExtra (@LaLigaExtra) October 26, 2024