Skuadra e Fluminense barazoi 2:2 ndaj Gremio-s në Serie A të Brazilit.
Vëmendje të madhe mori momenti kur ish-mbrojtësi i Real Madridit, Marcelo po bëhej gati për t’u futur në lojë, shkruan LIG Sport
Trajneri i klubit brazilian, Mano Menezes iu afrua Marcelo-s dhe po tentonte t’i jepte disa udhëzime para se të futej në lojë.
Marcelo vendosi të mos e dëgjonte dhe kjo i pengoi shumë trajnerit, i cili me nervoz e riktheu sërish në stol legjendën e futbollit brazilian.
Kujtojmë që Marcelo ka kontratë me klubin nga Brazili vetëm deri në fund të këtij viti dhe më pas mbetët “lojtar i lirë”, apo edhe mund të pensionohet.
Fluminense manager Mano Menezes was ready to sub on Marcelo last night and was in the middle of giving him instructions, when Marcelo told him not to touch him.
So the manager pushed him back on the bench and didn’t sub him on anymore. 🤯😂pic.twitter.com/LKqx7yJnt1
— Football Tweet ⚽ (@Football__Tweet) November 2, 2024