Neymar Jr. është dashur të zëvendësohet vetëm pak minuta pas inkuadrimit në ndeshjen e Ligës së Kampionëve në Azi ndaj Esteghal.
Neymar u largua nga loja shkaku i një lëndimi, vetëm pak minuta pasi hyri në ndeshjen e tij të dytë që nga rikthimi prej lëndimit të rëndë që e kishte pësuar një vit më parë.
Ylli brazilian hyri në lojë në minutën e 57-të, mirëpo pas pak minutave, duke ngritur shqetësime të mëdha për fitnesin e tij.
Incidenti ndodhi kur Neymar Jr. tentoi të pranojë një pasim nga Marcos Leonardo. Pas këtij rasti, Neymari e kapi këmbën e tij dhe sinjalizoi për një zëvendësim.
Duket se ai po vuan nga një problem i vogël muskulor dhe jo diçka e madhe e serioze për Al-Hilal.
This is the play where Neymar pulls his hamstring.
Overextends the right leg trying to control the pass from Marcos Leonardo.
Nothing serious & his next game for Al Hilal is on the 26th of November anyways.pic.twitter.com/6dMwdNbMJz
— Ginga Bonito 🇧🇷 (@GingaBonitoHub) November 4, 2024