Futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë, Mirlind Daku është futur në formacionin e javës në elitën e futbollit të Rusisë.
Daku shënoi dy gola në fitoren e skuadrës së tij Rubin Kazan 3:0 ndaj Akron Togliatti, shkruan LIG Sport
Faqja e njohur e statistikave, Sofascore e ka vlerësuar sulmuesin shqiptar me notën më të lartë, 9.5 dhe e ka futur në 11-shen më të mirë.