Skuadra e Ipswich Town dhe ajo e Manchester Unitedit u takuan gjatë vikendit të kaluar ku barazuan 1:1 në javën e 12-të në Premier League.
Në rrjetet sociale është publikuar një video ku shihet portieri i Kombëtares së Kosovës, Aro Muric, shkruan LIG Sport
Muric shihet duke futur diçka në gojë para ndeshjes me “Djajtë e Kuq” dhe që dyshohet të jetë “snus”.
Për shkak të nikotinës, apo nuk e dijmë – por Aro Muric pati paraqitje të mirë në këtë ndeshje.
Lindin disa dyshime, portieri i Kosovës Aro Muric përdori “snus” para ndeshjes me Manchester Unitedin 👇🏻🇽🇰🤯 pic.twitter.com/T2nbwmmv4f
— LIG Sport (@lig_sport) November 26, 2024