LIG Sport
    LEXO GJITHASHTU

    Shokët e tij në stërvitje, kapiteni Amir Rrahmani me femër në New York…!

    June 3, 2025

    Na paska ikur kjo kryevepër, golin më të mirë të sezonit e paska shënuar Cagliari në Serie A

    May 20, 2025

    Një tjetër edicion përfekt nga “bisha”, Granit Xhaka në formacionin e sezonit në Bundesliga

    May 20, 2025
    Facebook X (Twitter) Instagram
    LIG Sport
    • Ballina
    • Ndërkombëtare
    • Kuq e Zi dhe Dardanët
    • Superliga
    • Boks
    • Sporte tjera
    • K’naqu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    LIG Sport
    Home»Ndërkombëtare»Pamje interesante! Lojtari serb dhe ai shqiptar ndihmojnë Albion Rrahmanin të largohet nga fusha

    Pamje interesante! Lojtari serb dhe ai shqiptar ndihmojnë Albion Rrahmanin të largohet nga fusha

    December 15, 2024
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Sparta e Pragës ka pasur shumë luhatje rezultatesh në këtë sezon. Disa humbje në kampionat kanë bërë që Sparta të jetë në vendin e 3, me 13 pikë më pak se Slavia kryesuese.

    Një diferencë e madhe për skuadrën e Spartës që u kurorëzua vjet me titullin kampion. Siç dihet në këtë ekip ndodhen disa lojtarë shqiptarë si Qazim Laçi, Ermal Krasniqi, Indrit Tuci, Albion Rrahmani. Qazim Laçi ishte lojtari i parë që shkoi te Sparta dhe më pas hapi rrugën edhe për të tjerët.

    Por në momentin e krizës, gjithçka shpërtheu edhe tek tifozët e Spartës. Çekët nuk kanë një dashuri të madhe për shqiptarët dhe kjo dihet tashmë. Në media qarkulloi lajmi se lojtari i Spartës së Pragës, futbollisti i Serbisë, Birmancevic, i kishte thënë drejtuesëve të klubit se nuk dëshironte më të luante me kaq shumë lojtarë shqiptarë.

    Drejtuesit e përjashtuan për disa ndeshje nga ekipi, ndërsa tifozët e Spartës i dolën me banderola në mbështetje serbit dhe kundër Shqipërisë, duke thënë se Kosova është Serbi. I menjëhershëm ishte reagimi i Albion Rrahmanit, që nëpërmjet një postimi, tregoi se Kosova është Shqipëri.

    E gjitha kjo duket se tanimë i përket së kaluarës pasi futbollistët kanë një tjetër raport me njëri-tjetrin. Në ndeshjen e sotme mes Spartës së Pragës dhe Jablonec, në majën e sulmit ishin pikërisht dy sulmuesit në fjalë, serbi Birmancevic dhe shqiptari Albion Rrahmani.

    Në fillim miqtë kaluan në avantazh, më pas Rrahmani barazoi me asistin e Qazim Lacit. Një skenë vërtet bukur ndodhi në minutën e 63 të ndeshjes kur u dëmtua Albion Rrahmani. Serbi Birmancevic dhe Qazim Laci, shkuan për të mbajtur në krahë Rrahmanin dhe për ta nxjerrë jashtë fushës së blertë sa më shpejt të ishte e mundur në mënyrë që të kërkonin golin e fitores.

    Nga krahu tjetër Rrahmani qëndronte i mbështetur pikërisht edhe te futbollisti serb, me një të kaluar jo pak të ndezur mes tyre. Pasi kanë parë saktësisht fytyrat e lojtarëve që ishin protagonist në këtë moment, e gjithë pjesa ballore e stadiumit të Spartës së Pragës është ngritur në këmbë duke duartrokitur pasi e dinë fare mirë që një moment i tillë është jo pak i rrallë. /Sport Ekspres/

     

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email

    LEXO GJITHASHTU

    Shokët e tij në stërvitje, kapiteni Amir Rrahmani me femër në New York…!

    June 3, 2025

    Na paska ikur kjo kryevepër, golin më të mirë të sezonit e paska shënuar Cagliari në Serie A

    May 20, 2025

    Një tjetër edicion përfekt nga “bisha”, Granit Xhaka në formacionin e sezonit në Bundesliga

    May 20, 2025
    Të fundit

    Edon Zhegrova ‘dridh’ me deklaratën e fundit: Jam gjithmonë gati për kombëtaren, por jo për njerëz që s’ja duan vendit të mirën

    November 15, 202316,168

    Formacioni i Tottenham pas dy kartonave të kuq po befason botën e futbollit, Postecoglou është mjeshtër i vërtetë

    November 6, 202315,900

    Gjest mjaft i bukur | Tifozi i vogël ia kërkoi fanellën, Zhegrova ia plotëson dëshirën pas ndeshjes, ndalet dhe bisedon me të

    December 18, 202313,348

    Kështu motivohet kombëtarja | Lojtarët e Shqipërisë dhe Sylvinho pritet t’i marrin 4.5 milionë euro premio nëse kualifikohen në Europian

    November 5, 202311,201
    Mos i humbni
    K'naqu

    Në fushë gola s’po shënon, por në jetë private po / Armando Broja na prezanton të dashurën e tij

    By AdminApril 20, 20251,244

    Sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë dhe Evertonit, Armando Broja, po e shijon lidhjen e dashurisë me…

    Distria Krasniqi fiton medaljen e bronztë në Grand Slamin e Parisit

    February 1, 2025

    Gjest i shëmtuar, trajneri kosovar godet vajzën tetë-vjeçe… humbi në sportin e Taekwondo-s

    November 10, 2024

    Nuk ka shumë risi, Sylvinho zbulon listën e futbollistëve për ndeshjet e nëntorit

    November 8, 2024
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Instagram

    LIG Sport është faqe sportive e themeluar në vitin 2019. Qëllimi kryesor është promovimi i sportistëve, talentëve shqiptarë. Këtu mund të lexoni çdo gjë që i përket sportit. Mos harroni të na ndjekni në gjithë rrjetet tona sociale.

    Facebook-f Instagram Twitter

    © 2023 LIG Sport.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.