Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Fisnik Asllani nuk po ndalet duke shënuar gola në Bundesliga 2 të Gjermanisë.
Sulmuesi kosovar shënoi dy herë në fitoren e Elversbergut 3:0 ndaj Eintracht Braunschweig, në ndeshjen e javës së 16-të, shkruan LIG Sport
Për shkak të kësaj super paraqitje, Asllani është futur në formacionin e javës në Gjermani.
Ai u vlerësua me notën e lartë nga Sofascore, 9.3 dhe është futur në 11-shen më të mirë të javës.