Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Emir Sahiti shënoi një gol për Hamburger-in në miqësore ndaj Steauas së Bucurestit.
Sahiti shënoi një gol tejet të bukur në minutën e 11’të, shkruan LIG Sport
Por, skuadra e tij gjermane në fund u mposht 2:1 ndaj klubit rumun.
Ky ishte goli i parë i Sahitit me fanellën e Hamburgut qysh nga transferimi i tij prej Hajduk Splitit.
Emir Sahiti e nis vitin 2025 me gol. Shënoi në miqësore me fanellën e Hamburger. 👏🏻⚽️🇽🇰 pic.twitter.com/1tmaQctB3O
— LIG Sport (@lig_sport) January 10, 2025