Skuadra e CFR Cluj ka shënuar golin e epërsisë ndaj Botosanit, në ndeshjen e vlefshme për javën e 22-të në elitën e futbollit rumun.
Golin për 0:1 e shënoi mesfushori i Kombëtares së Kosovës, Meriton Korenica, shkruan LIG Sport
Korenica shënoi një gol të bukur në minutën e 10’të për t’ia dhënë epërsinë klubit të tij rumun.
Ky ishte goli i katërt i mesfushorit kosovar me Clujin në Rumani. Ai ka bërë plus tri asiste në 21 paraqitje.