Skuadra e Watfordit mbrëmë pësoi humbje 1:2 ndaj Prestonit në ndeshjen e vlefshme për javën e 28-të në Championship të Anglisë.
Golin e vetëm për vendasit e shënoi futbollisti shqiptar, Rocco Vata, shkruan LIG Sport
Vata shënoi një eurogol nga distanca në minutat e fundit të ndeshjes, duke treguar formë fantastike me fanellën e klubit anglez.
19-vjeçari ka shënuar tri gola dhe ka bërë tri asiste në 18 ndeshje (jo të gjitha si startues) me Watfordin në Championship.
Kujtojmë që Vata momentalisht e përfaqëson Kombëtaren e Irlandës, por ende ka mundësi të bëjë zgjedhjen përfundimtare.
Rocco Vata only scores screamers! 😍🤯 @WatfordFC #EFL | #SkyBetChampionship pic.twitter.com/vqodocZzRb
— Sky Bet Championship (@SkyBetChamp) January 21, 2025