Futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë, Berat Gjimshiti është futur në formacionin e javës në Serie A.
Gjimshiti shënoi një gol në barazimin e Atalantas 1:1 ndaj Torinos në javën e 23-të, shkruan LIG Sport
Kapiteni “kuqezi” është futur në 11-shen më të mirë në sajtin e njohur “Sofascore”.
Ai është vlerësuar me notën 8.2 dhe në vijën e fundit është vendosur me dyshen: De Vrij dhe Coppola.