Kombëtarja e Shqipërisë ka zbuluar listën e futbollistëve për ndeshjet e muajit nëntor.
Trajneri Sylvinho sot ka publikuar listën e lojtarëve për dy ndeshjet e këtij muaji, ndaj Andorrës dhe Anglisë.
Në këtë grumbullim është rikthyer sulmuesi Indrit Tuci dhe mbrojtësi, Ardian Ismajli.
Po ashtu, në këtë listë nuk është emri i Anis Mehmetit – i cili po kalon një sezon të jashtëzakonshëm me Bristol Cityt.
Më 13 nëntor, Shqipëria luan ndaj Andorrës si mysafire, kurse më 16-tin ndaj Anglisë në “Air Albania”.

