Një moment tensioni është regjistruar gjatë ndeshjes ndaj West Hamit, ku protagonisti ishte mesfushori shqiptar Granit Xhaka. Ai u përfshi në një debat verbal me një tifoz të “The Hammers”, çka bëri që takimi të ndërpritet për disa minuta.
Në pamjet që qarkullojnë në rrjetet sociale, Xhaka dëgjohet duke iu drejtuar tifozit me fjalët: “Çfarë dëshiron, çfarë dëshiron?”, duke treguar qartë nervozizmin e tij ndaj provokimeve nga tribuna, shkruan LIG Sport
Duhet theksuar se Granit Xhaka nuk ishte në fushë në këtë ndeshje për shkak të një lëndimi, por prania e tij pranë zonës teknike mjaftoi që situata të përshkallëzohej për pak çaste.
Ndërkohë, në aspektin sportiv, Sunderland u mposht me rezultat 3:1 nga West Hami./LIG Sport/
Granit Xhaka said meet me outside. pic.twitter.com/QAnoQaKABQ
— EPL Bible (@EPLBible) January 24, 2026
