Skuadra e Real Sociedadit është kualifikuar në gjysmëfinale të Kupës së Spanjës, pasi mposhti 2:3 Alavesin, në një ndeshje tejet interesante.
Në minutën e 66’të për vendasit u dha një penallti, shkruan LIG Sport
Por, Martinez dështoi të shënonte për t’i bërë shifrat 3:1.
Estoy llorando de verdad, lo tiene literalmente delante sin ningun jugador que le tape la visión. Hay que ser muy malo para no ver nada aqui pic.twitter.com/dSBOxxBrJp
— Álex (@LxoMessismoFCB) February 4, 2026
11-metërshi i akorduar ishte tejet i jashtëzakonshëm. Pasi një penallti të tillë nuk keni parë asnjëherë.
Mbrojtësi i Sociedadit kapi për fanelle kundërshtarin dhe gati sa nuk ia zhveshi të tërën.
Kjo nuk ishte e gjitha, në fakt fanella e futbollistit u ndal në kokë dhe ia pamundësoi pamjen për të vazhduar aksionin.
Me ndihmën e VAR-it, gjyqtari dha penallti për ekipin vendas.
