Kombëtarja shqiptare ka arritur rezultate historike në muajt e fundit duke marrë 5 fitore e 1 barazim dhe është vetëm 1 pikë larg kualifikimit në Europianin që do të zhvillohet në Gjermani këtë verë.
Këto rezultate kanë bërë që kuqezinjtë të marrin edhe vlerësimet që u takojnë dhe në renditjen e rradhës së FIFA-s, pritet të fitojmë plot 3 pozicione duke u renditur në vendine e 59-të nga 62-ti ku jemi aktualisht.
Renditja zyrtare e FIFA-s do të publikohet më datën 26 tetor, por medie të ndryshme europiane kanë zbuluar para kohe renditjen. Pozicionimi më i mirë në historinë tonë është ai i vendit të 22-të kur siguruam kualifikimin në Euro 2016 ndërsa me emërimin e Sylvinhos ishim renditur të 66-tët.
Ndeshjet e rradhës për Shqipërinë janë ndaj Moldavisë dhe Ishujve Faroe në pauzën e kualifikueseve në muajin nëntor ku do të synojmë me çdo kusht fitoren.