Sulmuesi shqiptar Fisnik Asllani ka shënuar edhe golin e dytë në Bundesligën austriake.
Asllani me Austria Vjenën morën fitore në udhëtim te Tiroli me rezultat 2-0 , në ndeshjen e xhiros së 11-të të elitës së futbollit të Austrisë.
Sulmuesi shqiptar shënoi në minutën e 33-të për 1-0, ndërsa u zëvendësua në mesin e pjesës së dytë.
Ai për këtë ndeshje u vlerësua me notën 7.7
Për Asllanin që është në huazim te Austria nga Hoffenheim ishte goli i dytë i këtij edicioni.
JAAA! Fisnik Asllani und Romeo Vučić treffen, drei Punkte in Tirol ✊💜#faklive #WSGFAK pic.twitter.com/iASeRiqfxg
— FK Austria Wien (@FKAustriaWien) October 22, 2023