LIG Sport
    LEXO GJITHASHTU

    Shokët e tij në stërvitje, kapiteni Amir Rrahmani me femër në New York…!

    June 3, 2025

    Na paska ikur kjo kryevepër, golin më të mirë të sezonit e paska shënuar Cagliari në Serie A

    May 20, 2025

    Një tjetër edicion përfekt nga “bisha”, Granit Xhaka në formacionin e sezonit në Bundesliga

    May 20, 2025
    Facebook X (Twitter) Instagram
    LIG Sport
    • Ballina
    • Ndërkombëtare
    • Kuq e Zi dhe Dardanët
    • Superliga
    • Boks
    • Sporte tjera
    • K’naqu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    LIG Sport
    Home»Superliga»Dallku: Ekipi tregoi shpirt luftarak, kemi analizuar gabimet që bëmë në mbrojtje

    Dallku: Ekipi tregoi shpirt luftarak, kemi analizuar gabimet që bëmë në mbrojtje

    October 22, 2023
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Trajneri i Dukagjinit, Armend Dallku, ka veçuar pas ndeshjes shpirtin luftarak të skuadrës së tij ku ka bërë thirrje që ata të bëjnë më të mirën çdo ndeshje, pavarësisht kush luan në fushë.

    Dukagjini fitoi me rezultat 4-3 si mysafir tek Malisheva, duke shënuar të gjithë golat në pjesën e dytë.

    “Bëmë dy gabime në dy raste për të cilat kishim kërkuar të jemi të kujdesshëm, sidomos në javët e fundit në pauzë. Malisheva e kemi ditur se ka lojtarë të shpejtë në vijën e fundit. Ishim të pavëmendshëm në ato raste. Në pjesën e dytë rregulluam disa gjëra dhe bëmë ndryshime dhe e dinim se Malishevën duhej ta mposhtnim. Ishim më lartë se ta. Veçoj shpirtin luftarak të ekipit që nuk u zmbraps për asnjë moment dhe e ëkrkoi fitoren, dhe ajo erdhi si rezultat i aksioneve që bëmë. Falënderoj edhe tifozët që ishin në mbështetje. Duhet të punojmë e t’i përmirësojmë gabimet për të ecur para, me dëshirën dhe vullnetin që kemi”, ka thënë Dallku fillimisht.

    Tutje, ai tregoi se si ata i kanë analizuar me kujdes gabimet që kanë bërë në fazën e mbrojtjes.

    “Kemi bërë analizë të thellë të fazës së parë ku kemi çaluar e kemi pranuar gola. Kemi bërë ndeshje të mëdha dhe kemi shkuar shumë herë në portën kundërshtare. Sot ndodhi e kundërta. Normalisht, presim që në çdo ndeshje ta bëjmë më të mirën, pavarësisht se kush luan në fushë. U them lojtarëve që secili duhet ta shfrytëzojë rastin. Ata që u futën në pjesën e dytë dhanë më të mirën. Në fund të fazës së dytë mendojmë se do të jemi lartë në tabelë, sepse kemi potencial dhe grup të mirë lojtarësh. Kemi pasur luhatje të suksesit sepse Evropa na ka sjellë një gjë të tillë. Kishim kampionat të ngarkuar e të vështirë, pastaj erdhën ndeshjet në Ligën e Konferencës dhe kemi pasur disbalanc në mes të përgatitjeve dhe fillimit të sezonit të ri”.

    Pas kësaj ndeshje Dukagjini gjen veten në pozitën e gjashtë në tabelën e klasifikimit, teksa kjo ishte vetëm fitorja e dytë për ta në këtë edicion të ri të garave.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email

    LEXO GJITHASHTU

    I shtjerrohet zëri Faruk Statovcit, shanë gjyqtarët: Ropt ***, a keni gjak shqiptari?!

    March 15, 2025

    Shumë ankesa, kjo penallti u akordua në Superligën e Kosovës

    September 21, 2024

    Nuk i doli në ndihmë askush, shuhet klubi kosovar KF Opoja

    September 3, 2024
    Të fundit

    Edon Zhegrova ‘dridh’ me deklaratën e fundit: Jam gjithmonë gati për kombëtaren, por jo për njerëz që s’ja duan vendit të mirën

    November 15, 202316,168

    Formacioni i Tottenham pas dy kartonave të kuq po befason botën e futbollit, Postecoglou është mjeshtër i vërtetë

    November 6, 202315,900

    Gjest mjaft i bukur | Tifozi i vogël ia kërkoi fanellën, Zhegrova ia plotëson dëshirën pas ndeshjes, ndalet dhe bisedon me të

    December 18, 202313,348

    Kështu motivohet kombëtarja | Lojtarët e Shqipërisë dhe Sylvinho pritet t’i marrin 4.5 milionë euro premio nëse kualifikohen në Europian

    November 5, 202311,201
    Mos i humbni
    K'naqu

    Në fushë gola s’po shënon, por në jetë private po / Armando Broja na prezanton të dashurën e tij

    By AdminApril 20, 20251,244

    Sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë dhe Evertonit, Armando Broja, po e shijon lidhjen e dashurisë me…

    Distria Krasniqi fiton medaljen e bronztë në Grand Slamin e Parisit

    February 1, 2025

    Gjest i shëmtuar, trajneri kosovar godet vajzën tetë-vjeçe… humbi në sportin e Taekwondo-s

    November 10, 2024

    Nuk ka shumë risi, Sylvinho zbulon listën e futbollistëve për ndeshjet e nëntorit

    November 8, 2024
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Instagram

    LIG Sport është faqe sportive e themeluar në vitin 2019. Qëllimi kryesor është promovimi i sportistëve, talentëve shqiptarë. Këtu mund të lexoni çdo gjë që i përket sportit. Mos harroni të na ndjekni në gjithë rrjetet tona sociale.

    Facebook-f Instagram Twitter

    © 2023 LIG Sport.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.