Kapiteni i kombëtares shqiptare, Berat Gjimshiti, i cili është një titullar i padiskutuar i Atalanta-s, foli për mediet para sfidës në shtëpi ndaj Genoa-s, ndërsa tha se kur luajnë “Gewiss Stadium” u jep shumë besim te vetja.
Më tej mbrojtësi “kuqezi” theksoi se diçka të tillë, pra besimin duhet ta kenë gjithmonë dhe duhet të përpiqen gjithmonë e më shumë për fitoret, shkruan LIG Sport
“Na jep shumë besim të bëjmë mirë në shtëpi në fazën mbrojtëse, duhet të jetë gjithmonë kështu, të përpiqemi të fitojmë”-deklaroi Gjimshiti.