Skuadra angleze, Brighton ka shënuar fitoren e parë në historinë e tyre në kompeticionin e UEFA Europa League, pasi mposhtën 2 me 0 Ajaxin.
Golat në këtë ndeshje i shënuan, Joao Pedro dhe Ansu Fati, shkruan LIG Sport
Goli i dytë i shënuar nga lojtari i Barcelonës, Fati ishte krejt tjetër nivel, pasi aksioni filloi nga portieri e deri te sulmuesi i talentuar.
Me këtë fitore, Brightoni shkon në kuotën e katër pikëve në pozitën e tretë, aq ka edhe AEK Athens.