Skuadra e Real Madrid ka shënuar golin e dytë ndaj Barcelonës në ndeshjen e vlefshme për javën e 11-të në La Liga.
Golin për 1-2 e shënoi mesfushori i Kombëtares së Anglisë, Jude Bellingham në minutën e 91’të, shkruan LIG Sport
Bellingham shënoi një gol të bukur në minutat e fundit për t’i dhënë fitoren ekipit të Carlo Ancelottit.
Mesfushori anglez shënoi edhe golin e parë për rezultatin 1-1, një shënim fantastik nga distanca.
Kujtojmë që golin e vetëm për ekipin e Xavit e shënoi Ilkay Gundogan në minutën e gjashtë të ndeshjes.
JUDE BELLINGHAM 🏴(2003) AT THE DOUBLE FOR THE COMEBACK WINNER ON HIS EL CLÁSICO DEBUT!!!
13 GOALS AND 3 ASSISTS IN HIS FIRST 13 MATCHES FOR REAL MADRID!!! pic.twitter.com/kouTYQX30e— Football Report (@FootballReprt) October 28, 2023