Boksieri shqiptar, Florian Marku ka bërë një koment në lidhje me meçin e mbrëmshëm mes Tyson Fury dhe Francis Ngannou.
Marku u befasua nga paraqitja e ish-luftëtarit të UFC-së, i cili në fakt e rrëzoi përtokë kampionin e botës, shkruan LIG Sport
“E pabesueshme! Kjo është arsyeja pse s’duhet të nënvlerësoni askënd, kur vendosin dorëzat gjithçka mund të ndodhë në atë ring. Luftë, një grusht mund të ndryshojë të gjithë lojën”, është shprehur Marku që duket se ka qenë fans i Ngannous
Kujtojmë që fitoren me vendim të gjyqtarëve e arriti Tyson Fury, duke mbetur i pamposhtur në këtë sport.