Bas Dost ka mbetur pa ndjenja në minutën e 90-të të ndeshjes AZ Alkmaar-NEC Nijmegen, në ndeshjen e xhiros së 10-të të kampionatit holandez.
Sulmuesi po bënte një paraqitje të shkëlqyer, me një gol dhe një asist, kur në fund përfundoi duke u rrëzuar pa ndjenja pranë rrethit të mesfushës. Shokët e skuadrës kanë njoftuar gjyqtarin, i cili sapo ka kuptuar se çfarë kishte ndodhur, ka ndërprerë ndeshjen dhe ka urdhëruar futjen e ekipit mjekësor.
Deri më tani bëhet e ditur se Bas Dost është i vetëdijshëm, me futbollistin 34-vjeçar që ka ngritur krahun në momentin që po largohej nga fusha, siç shihet në një nga pamjet.
Bas Dost collapsed in the centre circle with a few minutes to go in the Eredivisie match between AZ Alkmaar and NEC.
He is alive and moving now. 🙏pic.twitter.com/gvHwipJjBE
— Ronald Morgan (@ronaldmorgan_) October 29, 2023