Kristjan Asllani është shfaqur mjaft i kënaqur për pasimin që krijoi aksionin e golit të fitores së Interit ndaj Romës, por edhe për aventurën e tij zikaltër.
Në përfundim të takimit mesfushori shqiptar deklaroi se ndihet mirë te Interi dhe se shokët e skuadrës po e ndihmojnë shumë.
“Kur vjen nga stoli pak minuta nga fundi dhe ndeshja është 0-0, është gjithmonë e vështirë, megjithatë jam i kënaqur për atë pasim që solli edhe golin e fitores. Mbajtëm kontrollin e topit dhe nuk vuajtëm thuajse fare gjatë gjithë 90 minutave. Kjo është rruga e duhur, në të cilën duhet të vazhdojmë. Calhanoglu më ndihmon shumë dhe jemi gjithmonë bashkë në çdo stërvitje. Duhet të vazhdojmë kështu, për të realizuar objektivat tona”, u shpreh Asllani pas ndeshjes.
Mesfushori shqiptar u vlerësua me notën 6.5 për paraqitjen e tij ndaj Romës, ku krahas pasimit te rasti i golit, u tregua mjaft aktiv.