Lionel Messi gjatë mbrëmjes së hënës e fitoi për herë të tetë Topin e Artë – një arritje që do e kenë zor shumë futbollistë që ta synojnë.
Rivaliteti i Messit me Cristiano Ronaldo ka qenë gjithmonë dhe si duket është edhe sot.
Kjo pasi në ndeshjen që portugezi e zhvilloi ndaj Al-Ettifaq, tifozët u përkujdesën që ta thirrnin emrin e argjentinasit “Messi, Messi, Messi”.
Ndaj këtyre reagimeve nuk mund të qëndrojë i qetë portugezi, i cili u kundërpërgjigj, duke i thënë ta mbyllnin gojën.
Skuadra e Ronaldos Al-Nassr fitoi me rezultat 1-0, golin e vetëm të cilin e realizoi Sadio Mane, në minutën e 107’ të takimit.
Al-Ettifaq fans started a "Messi, Messi" chant and this was Cristiano Ronaldo's reaction.pic.twitter.com/tlCNiWLOje
— Roy Nemer (@RoyNemer) October 31, 2023