Portieri i njohur shqiptar, Samir Ujkani ka dhënë një lajm të hidhur për tifozët.
Kapiteni legjendar i Përfaqësues së Kosovës në futboll, ka njoftuar se është pensionuar nga futbolli aktiv, shkruan LIG Sport
35-vjeçari së fundi ishte pjesë e skuadrës italiane Empoli, ndërsa ka luajtur edhe për Palermon, Novara, Chievo, Genoa, Latina, Pisa, Cremonese, Çaykur Rizespor, dhe Torino.
Ujkani ishte pjesë e Kosovës që nga ditët e para pas anëtarësimit në UEFA e FIFA, ku realizoi 35 paraqitje në fanellën dardane, ndërsa ka lujtur 20 ndeshje edhe me Kombëtaren e Shqipërisë.