Skuadra e Evertonit arriti të kualifikohet në çerekfinale të EFL Cup, pasi mposhti 3-0 Burnleyn në “Goodison Park”.
Në këtë ndeshje pati minuta edhe për portierin e Kombëtares së Kosovës, Aro Muric, shkruan LIG Sport
Përkundër se ai pranoi tre gola, bëri një paraqitje fantastike dhe madje befasoi shumëkë me lojën e tij me këmbë.
Golat në këtë ndeshje i shënuan: Tarkowski, Onana dhe Ashley Young.
Kujtojmë që kjo ishte paraqitja e dytë e Aro Muric me Burnleyn në këtë sezon, madje të dyja i bëri në EFL Cup.
Muric vs Everton!#twitterclarets pic.twitter.com/zFo4keNdPj
— Muric🇽🇰 (@kosovo_49) November 1, 2023