Lumbardh Salihu është një nga banorët më të dashur për publikun në shtëpinë e famshme Big Brother Kosova për sezonin 2023/24.
Përmes një bisede që kishte me banorin tjetër, Salihu tregoi se si nuk i shkoi futbolli, shkruan LIG Sport
“Kam pasur edhe ofertë nga West Ham United. Ata mër kërkuan që unë të luaja për grupmoshat U18 dhe më pas të shkojë në ekipin e parë”, u shpreh Salihu
Kujtojmë që 30-vjeçari më parë ka qenë pjesë e Northampton në Angli, madje ai ka një paraqitje në EFL Cup apo siç është e njohur tani Carabou Cup.
Lumbardh Salihu gjithashtu ka luajtur edhe për skuadrat tjera, si Klagenfurt në Austri, Wiener Linien, Schwechat e shumë të tjera.
Po ashtu Lumbardh Saliu ka qenë pjesë e skuadrës nga Superliga e Kosovës, KF Llapi për një gjysmësezon.