Armando Broja duket se ka lënë pas dëmtimin dhe është rikthyer në stërvitje me ekipin e Chelsea-t.
Në një video të publikuar nga klubi londinez në “Twitter”, Broja shihet duke tundur rrjetën në seancën stërvitore me pjesën tjetër të ekipin.
Chelsea do të sfidojë ekipin e Manchester City-t të dielën e 12 nentorit në orën 17:30 dhe sulmuesi shqiptar pritet të jetë i gatshëm për Pochettinon. Kujtojmë që Sylvinho e la Brojën jashtë listës së lojtarëve të ftuar për ndeshjet që Kombëtarja kuqezi do të luajë përballë Moldavisë në transfertë dhe Ishujve Faroe në “Air Albania”.
Si fillim arsyeja e mungesës së Brojës në listën e të grumbulluarve u mendua të ishte dëmtimi, por sulmuesi duket se është i gatshëm për “Blutë e Londrës” duke u stërvitur rregullisht me pjesën tjetër të ekipit.