Para disa dite në faqen e njohur të filmave “Netflix” është futur një film tejet interesant që ka të bëjë me një histori futbolli dhe dashurinë për këtë sport.
Filmi quhet “Forever” dhe ka dy personazhe kryesore Mila dhe Kia, të cilat janë shoqe të ngushta dhe dashurinë kryesore e kanë futbollin. Kur ekipi i futbollit ku ato luajnë marrin një trajnere të re, e quajtur Lollo, ato ngadalë fillojnë të ndahen., shkruan LIG Sport
Në këtë film aktore kryesore është shqiptarja Flutra Çela, e cila e arrin ëndrrën e saj për të luajtur në një skuadër të madhe europiane.
Flutra është futbolliste edhe në jetën e saj reale. Ajo luan në ekipin e BK. Hacken në Suedi. është vetëm 16-vjeçare, por futbollin e ka pasion. Në 17 ndeshjet e fundit, ajo ka shënuar 11 gola dhe ka bërë 8 asiste.
Në këtë film, Flutra Çela, apo Mirlinda (Mila) përmend Kosovën në shumë raste dhe madje flasin edhe në gjuhën shqipe, gjë që këtë film e bën më interesant për popullin tonë, sepse pak a shumë e tregon edhe historinë e të hekave të njerëzve që janë larguar nga vendlindja e tyre shkaku i luftës në vitin 1999.
Filmin e shkroi Jessika Jankert, kurse yjet ishin: Agnes Lindstrom Bolmgren, Flutra Çela, Mattias Nordkvist, Judith Sigfridsson etj.