Carles Puyol, bashkëlojtari i Xavi Hernandez në qindra ndeshje për Barcelonën dhe kombëtaren spanjolle, ishte ylli i seancës stërvitore të Barçës këtë të mërkurë.
Ish kapiteni i Barcelonës erdhi nga Andorra, ku jeton, për disa çështje personale dhe shfrytëzoi rastin për të vizituar Ciutat Esportiva Joan Gamper. Aty ka përshëndetur shokun e tij, por edhe lojtarët që nuk janë me kombëtaret, stafin dhe ndihmësit e tyre.
Ish-mbrojtësi i inkurajoi të gjithë që të kapërcejnë këtë rënie në performancë dhe të marin rezultate të mira në ndeshjet e rëndësishme kundër Rayo Vallecano, Porto, Atlético Madrid dhe Girona.
“Është gjithmonë mirë të takohemi me miqtë. Xavi dhe unë kemi kaluar shumë kohë dhe jam shumë i lumtur që jam këtu. E shoh mirë, mendoj se ai e di shumë mirë se ku është – në një klub si Barça, që është në një moment të vështirë, por jam i sigurt se ai do t’ia dalë dhe do të dijë të përçojë besim te lojtarët, të cilët janë ata që duhet të tërheqin ekipin dhe të kthejnë situatën”, tha Puyol.
❤️💙 Carlos Puyol met Xavi and the Barcelona squad today! Legend. 🇪🇸 pic.twitter.com/5EylgE45HK
— EuroFoot (@eurofootcom) November 15, 2023