Erling Haaland sulmuesi i Manchester Cityt është grumbulluar me Kombëtaren e Norvegjisë për dy ndeshjet e muajit nëntor.
Dje futbollisti i dytë më i mirë në botë pati një moment interesant me një tifoz, shkruan LIG Sport
Tifozi që dëshironte foto me norvegjezin kishte të veshur fanellën e Manchester Unitedit, rivalit lokal të Man Cityt.
Dhe sigurisht që Erling Haaland i tha “jo kështu” dhe fshehu me dorën e tij logon e “Djajve të Kuq”. Kjo video tashmë është bërë virale në rrjetet sociale.
Kujtojmë që Kombëtarja e Norvegjisë luan dy ndeshje edhe pse gjasat për kualifikim në Euro 2024 janë shuar tashmë. Sonte luajnë miqësore ndaj Ishujve Faroe dhe pas tre ditëve ndaj Skocisë.
Erling Haaland had to cover up the United badge before taking a photo with this young fan. 🤣
🎥 @tv2sport pic.twitter.com/Z4uoo3Cdse
— Football Tweet ⚽ (@Football__Tweet) November 16, 2023