Futbollisti i Ballkanit, Edvin Kuc luajti një rol të madh në fitoren e Kombëtares së Malit të Zi ndaj Lituanisë, duke mbajtur gjallë shpresat për një kualifikim në Euro 2024.
Edvin Kuc shënoi një gol tejet të bukur mbrëmë pas një asisti nga lojtari legjendar, Jovetic, shkruan LIG Sport
Por një futbollist i tillë shumë lehtë ka mundur të bartë fanellën e Kombëtares së Kosovës, por kjo e fundit nuk i bëri ftesë.
Dhe kur trajneri i tanishëm, Primozh Gliha ishte pyetur rreth një mundësie për ta ftuar futbollistin e Ballkanit, ai kishte treguar arsyen pse s’mund të bëhet një e tillë.
“Për shkak të moshës”, ishte përgjigjur trajneri, duke konsideruar Edvin Kucin shumë të vjetër.
Kujtojmë që Kuc ka shënuar tri gola në tri ndeshjet debutuese me Kombëtaren e Malit të Zi.
“Është i vjetër”, koha kur Gliha fliste për Edvin Kuç dhe tregoi se nuk mund të ftohet nga Kosova shkaku i moshës 🤯🇽🇰 pic.twitter.com/Fy61g2Ltfj
— LIG Sport (@lig_sport) November 17, 2023