Kanë mbetur edhe pak orë deri në ndeshjen historike të Kombëtares së Shqipërisë ndaj Moldavisë e vlefshme për kualifikim në Euro 2024.
Jasir Asani, futbollisti i momentit foli për migrofonin e Supersport Albania dhe tregoi se është i gatshëm për këtë ndeshje, shkruan LIG Sport
“Jemi përgatitur mjaftë mirë për këtë ndeshje. Kemi edhe dy, por kjo e sotshmja është më e rëndësishme”, u shpreh Asani
I pyetur nga gazetari nëse ka dëshirë të shënonte edhe sonte golin e fitores që do t’i siguronte fanellës “kuqezi” vendin në Euro 2024, Asani u përgjigj:
“S’ka rëndësi kush shënon, sulmuesi, mbrojtësi apo mesfusha, me rëndësi është të fitojmë dhe të kthehemi në shtëpi për të festuar”.
Kujtojmë që ndeshja mes Moldavisë dhe Shqipërisë zhvillohet sonte nga ora 18;00.