Kombëtarja e Kosovës do të zhvillojë nesër (e shtunë) ndeshjen e radhës në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian “Euro 2024”.
Në konferencën e sotme për shtyp te “Helvetikët” u paraqit futbollisti nga Kosova, Xherdan Shaqiri, shkruan LIG Sport
Ai mes tjerash zbuloi se edhe po i kërkohet shumë që t’u sigurojë bileta për këtë përballje, shokët dhe familjarët e tij.
“Vetëm prindërit e mi kanë kërkuar 40 bileta. Shokët ende më thërrasin çdo ditë. Dua që kjo çështje që të marrë fund sonte dhe pastaj ta mbylli telefonin”, u shpreh futbollisti i “Helvetikëve”.
“Kam respekt të madh për Kosovën. Kam lindur në Kosovë, prindërit e mi janë nga Kosova dhe atje kam shumë të afërm. Përkundër kësaj, unë dua të shënoj gola për Zvicrën të shtunën, pasi luaj futboll dhe kjo është puna im. Por, jam i bindur se nuk do të festoj”, vazhdoi tutje lojtari shqiptar
Klappt es endlich mit dem EM-Ticket? Das sagen Murat Yakin und Xherdan Shaqiri vor dem Quali-Duell gegen Kosovo. https://t.co/XTbPwSbTFB
— 20 Minuten (@20min) November 17, 2023