Etrit Berisha nuk i fsheh emocionet që për herë të dytë do të ketë mundësi të mbrojë portën kuqezi në një Kampionat Europian, teksa mes festës, paralajmëron surpriza edhe në Gjermani.
Si ndjeheni që do të luani një tjetër Europian?
Me të vërtetë një ndjenjë fantastike Kemi bërë një rrugëtim shumë të gjatë dhe të mundimshëm, por ia ka vlejtur gjithçka. I uroj të gjithë çunat dhe të gjithë shqiptarët, pasi kemi bërë diçka fantastike.
E kishit menduar një tjetër Europian?
Absolutisht që po. Gjithmonë kemi bërë maksimumin dhe këtë herë ia dolëm. Rrugëtimi sapo ka filluar dhe tani do të mendomë për Europianin e Gjermanisë.