Kombëtarja e Shqipërisë mbrëmë me një barazim ndaj Moldavisë siguroi kualifikimin në Euro 2024 që do mbahet në Gjermani vitin që vjen.
Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Valon Berisha ka uruar Shqipërinë për këtë kualifikim historik, shkruan LIG Sport
Ndryshe nga disa lojtarë tjerë “Dardanë”, Berisha nuk mban inate dhe tregon që dashuron flamurin “kuqezi”.
“Urime gjithë shqiptarëve kudo që janë. Krenar me juve djema”, ka shkruar Berisha në rrjetet sociale
Kujtojmë që momentalisht ish-lojtari i Lazios dhe shumë klubeve tjera është ende pa skuadër, por është duke u rikuperuar nga lëndimi.