Kombëtarja e Shqipërisë mbrëmë barazoi pa gola ndaj Ishujve Faroe në një ndeshje feste, pasi bileta për Euro 2024 ishte siguruar një takim më herët (ndaj Moldavisë).
Në stadiumin “Air Albania” mbrëmë kishte festë dhe të pranishëm kishte edhe nga ato që vuajnë për të marrë vëmendje, shkruan LIG Sport
Një tifoze shqiptare bënte xhiro nëpër stadium me flamurin kombëtarë vetëm për të rënë në sytë e tifozëve.
Në njëfar mënyre ajo tentoi ta kopjonte të famshmen e botëtorit të kaluar “Katari 2022”, Ivana Knoll, modelja nga Kroacia që la nam gjatë ndeshjeve të Kombëtares së saj.
Sigurisht që vajza e quajtur Juliana Nura e arriti qëllimin e saj, fitoi disa fansa duke e shikuar tek bënte gjeste nëpër tribunat e stadiumit “Air Albania”.
Tifozja shqiptare kopjon të famshmen e botërorit, bën xhiro nëpër stadium për të tërhekur vëmendje 😳🇦🇱 pic.twitter.com/GDBMA8ZvGk
— LIG Sport (@lig_sport) November 21, 2023