Jasir Asani është pikturuar në muret e një shkolle të Maqedonisë së Veriut. Bëhet fjalë për shkollën “Alija Avdovic”, ku është menduar që në ambientet e palestrës, femijët të shohin Asanin si motivim.
Sulmuesi shqiptar shfaqet me topin në këmbë, ku sigurisht përfytyrohen “perlat” e shënuara ndaj Moldavisë, Polonisë dhe Çekisë. Nuk mungon flamuri shqiptar, ndërsa është për t’u vlerësuar ky punim.
“S’ka lumturi më të madhe në botë për mua se dashuria që me japin tifozat më fantastik në planet. Faleminderit shumë për këtë surprizë shkolla ‘Alija Avdoviç’”, shkruan Asani në rrjetet sociale.
28-vjeçari ishte ndër protagonistët kryesorë të kualifikimit të Kombëtares në Euro2024. Për këtë dhe vlerësimi nga shqiptarët e vendlindjes së tij është i madh.