Shorti për Kampionatin Evropian do të hidhet më 2 dhjetor në Hamburg dhe tashmë mediat angleze kanë llogaritur se cili grup i përshtatet.
Sipas tyre, nga të gjitha kombinimet e mundshme, më së miri do të ishte që skuadra e Gareth Southgate të ishte në shoqërinë e tre kombëtareve ballkanike: Serbisë, Sllovenisë dhe Shqipërisë.
Sipas tyre, këto kombëtare janë larg elitës së futbollit europian dhe për nga cilësia nuk duhet të jenë kërcënim për Anglinë, e cila do ta presë me ambicie të mëdha Europianin.
Të tre kombëtaret do të marrin pjesë për herë të dytë në kampionatin kontinental në Gjermani.
Megjithatë, siç duket anglezët nuk e kanë studiuar mirë formën e Shqipërisë në kohët e fundit…