Trajneri i Wolfsburg, Niko Kovac ka mbajtur sot konferencë për media para ndeshjes ndaj RB Leipzig në Bundesliga, e vlefshme për javën e 12-të.
Dje qarkulluan disa lajme në mediat kosovare, ku thuhet se kroati është kandidati potencial për ta marrë stolin e Kombëtares së Kosovës pas shkarkimit të Primozh Gliha, shkruan LIG Sport
Nëse do kishte dikçka të vërtetë, sot në konferencë do përmendej emri i Kosovës. Megjithatë gazetarët gjerman dhe as trajneri nuk përmenden emrin e “Dardanëve”.
Kujtojmë që momentalisht Kombëtarja e Kosovës, Federata e Futbollit dhe stadiumi “Fadil Vokrri” gjenden në një katrahur të vërtetë.