Skuadra e Arsenalit ka shënuar fitore të madhe mbrëmë ndaj Brentfordit me rezultatin minimal 0-1 në javën e 13-të në Premier League.
Në minutat e fundit mbrojtësi i Kombëtares së Ukrainës, Oleksandr Zinchenko bëri një ndërhyrje fantastike duke shpëtuar ekipin e tij pa pranuar gol, shkruan LIG Sport
Goditjen e sulmuesit të Brentfordit, mbrojtësi ukrainas e largoi në mënyrën më të mirë të mundshme, ndoshta ishte intervenimi më i mirë i sezonit.
Kujtojmë që golin e fitores për skuadrën e Mikel Artetas e shënoi sulmuesi gjerman, Kai Havertz.
Avengers: "Whatever it takes" defend the 🥅. pic.twitter.com/FF319jHemC
— Zinchenko_Ol (@Zinchenko_Ol) November 26, 2023