Futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë, Arbnor Muja ka gëzuar një tifoze të vogël në ndeshjen e fundit me ekipin e Antwerp.
Një tifoze kishte një pankartë me mbishkrimin “Gëzuar ditëlindjen”, shkruan LIG Sport
Kur futbollisti shqiptar pa këtë, pas ndeshjes u afrua te tifozja dhe ia dhuroi fanellën e tij.
Pamjet në video tregojnë se vogëlushja filloi të qante nga gëzimi që mori fanellën e futbollistit shqiptar.
Tifozja ia uron ditëlindjen me një pankartë, Arbnor Muja shkon dhe ia dhuron fanellën. 🇦🇱🙏🏼❤️ pic.twitter.com/pZkx9LvD7e
— LIG Sport (@lig_sport) December 5, 2023