Manchester United ka mposhtur Chlesean në “Old Trafford”. Ndeshja e vlefshme për javën e 15-të të Premier League, përfundoi me rezultatin 2-1 në favor të “Djajve të Kuq”.
Minuta në këtë sfidë kishte edhe për Armando Brojën. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare u aktivizua nga Pochettino në minutën e 77’ të ndeshjes duke zënë vendin e Mudryk.
Sulmuesi shqiptar ishte afër të barazonte rezultatin, por goditja e tij me kokë u ndal në shtyllën e portierit, Onana.