Armando Broja e nisi sërish nga stoli ndeshjen këtë mbrëmje. Sulmuesi shqiptar u aktivizua për vetëm 13 minuta kundër Manchester United-it në humbjen 2-1 kundrejt tyre.
Megjithëse qendroi në fushë për një kohë shumë të shkurtër, ai dha sinjalet e duhura për Pocchettino-n.
Broja regjistroi numrin më të lartë të driblimeve të sakta (2/3) gjatë ndeshjes, më shumë se çdo lojtar tjetër në fushë, qoftë ai i Chelsea-t, apo i Manchester United-it. Një statistikë impresionuese, duke ditur faktin se u aktivizua vetëm 13 nga trajneri.
Broja gjithashtu i shkoi pranë golit, por shtylla i erdhi në ndihmë “djajve të kuq”.