Skuadra e Superligës së Turqisë, Besiktas para disa dite befasoi tifozët e saj duke larguar katër lojtarë nga kampi i tyre.
Bëhet fjalë për Vincent Aboubakar, Valentin Rosier, Eric Bailly dhe Rachid Ghezzal, shkruan LIG Sport
Kjo erdhi për shkak të paraqitjeve të dobëta që paten këta futbollistë me fanellën e klubit ku luan edhe lojtari kosovar, Milot Rashica.
Pas këtij vendimi më në fund janë shprehur edhe futbollistët në fjalë:
Vincent Aboubakar: “Nuk kam bërë asgjë të keqe. Kam shënuar shumë gola sezonin e kaluar. Kam shënuar edhe në UEFA Conference League, gola shumë të rëndësishëm”
Valentin Rosier: “Kam marrë pjesë në çdo stërvitje të klubit, asnjëherë nuk kam treguar mos-respekt”.
Eric Bailly: “Nuk e kuptoj, jam shumë i mërzitur që u largova nga skuadra edhe pse kisha paraqitje të mira”.
Rachid Ghezzal: “Jam një prej futbollistëve më të disiplinuar në ekip. Nuk kam munguar asnjëherë në stërvitje. Këtu është një gabim, nuk e kuptoj!”
💥Beşiktaş’ta kadro dışı bırakılan oyuncular, bu karara tepki gösterdi. [İsmail Er/Hürriyet]
Vincent Aboubakar “Ne saç ektirdim ne de keyfi bir şey yaptım. Virüs kapmam nedeniyle ağır hastalandım ve 3 maç oynayamadım. Geçen sezon bir çok gol attım. Sezon başı Konferans Ligi… pic.twitter.com/kyJH0cJAL3
— Sporx (@sporx) December 13, 2023