John Obi Mikel, ish-mesfushori i Kombëtares së Nigerisë dhe Chelseat nuk i ka kursyer kritikat për sulmuesin e Shqipërisë, Armando Broja.
Humbja ndaj Evertonit në vikendin e kaluar e ka bërë të reagoj fituesin e UEFA Champions League me Chelsean gjatë vitit 2012, shkruan LIG Sport
Ai tha se sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë, Armando Broja nuk është i nivelit të Bluve të Londrës.
“Cucurrella nuk është për Chelsean. Ne duhet të shohim më shumë nga dyshja, Caicedo dhe Enzo. Dy lojtarë të mirë, që me të vërtetë kanë nevojë për kohë. Armando Broja nuk është i nivelit të Chelseat. Gjithashtu kam dyshimet e mia edhe për Nicolas Jackson. Ne kemi nevojë për një sulmues. Osimhen do të ishte i duhuri”, u shpreh Mikel
Kujtojmë që edhe Marucio POchettino deklaroi se Chelsea ka nevojë për të bërë transferime gjatë afatit të janarit.
John Obi Mikel: “Cucurella is not Chelsea standard. We need to see more from Caicedo and Enzo – two really good players who need time. Broja is not at the Chelsea level. I have my doubts on Jackson. We need a striker. Victor Osimhen would give us goals WHEN he comes to Chelsea.”
— Simon Phillips (@siphillipssport) December 11, 2023