Një rezultat befasues ndodhi sonte në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve të UEFA Champions League.
Ajo ishte mes Antwerp dhe Barcelonës, ekipi belg arriti fitore 3-2 ndaj klubit katalunas, shkruan LIG Sport
Në këtë ndeshje s’e pati fatin të luante futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë, Arbnor Muja. Kjo për shkak të suspendimit.
Muja ishte në tribuna duke parë këtë ndeshje. Kurse ai postoi një foto në rrjetet sociale, kur Antwerp i kishte shënuar golin e parë ekipit të Xavit.
Kujtojmë që kjo ishte fitorja historike e Antwerp, e para në komepticionin e UEFA Champions League.