Futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë, Armando Broja nuk ia doli të shënonte në ndeshjen që luajti si titullar me Chelsean ndaj Evertonit në fundjavë dhe kjo e ka bërë atë objekt kritikash, sidomos pas humbjes 2-0 të skuadrës të tij.
Por ekspertët e futbollit mendojnë se nuk ishte sulmuesi shqiptar problemi kryesor te Blutë e Londrës, shkruan LIG Sport
Ish-mbrojtësi i Manchester Cityt, Micah Richards, duke folur për një podkast në Angli, ka theksuar se sulmuesi kishte bërë punën e tij, por ekipi nuk krijonte lojë.
“A e dini cila është gjëja e çmendur për Chelsean? Ata kishin 71% mbajtje topi dhe përsëri nuk krijuan mjaftueshëm raste të pastra.
“Ata po krijojnë gjysmë shansesh dhe Armando Broja luajti në rregull. Ai u mundua që të futej nga pas shpinës, u mundua të krijonte pak pështjellim në zonë, por ata kanë nevojë për një sulmues goli”, tha Richards rreth situatës së sulmuesit shqiptar në klubin londinez.
Micah Richards: “Armando Broja played OK yesterday, he tried to run in behind and ruffle the fence a little bit, but they need a striker. They need a striker as soon as possible.”
— Chels HQ (@Chels_HQ) December 11, 2023