Lumbardh Dellova është një prej lojtarëve më të mirë që ka Superliga e Kosovës. Ai vazhdon të shkëlqej si me Ballkanin ashtu edhe me Kombëtaren e Kosovës.
Së fundmi shumë skuadra kanë shprehur interesim për lojtarin kosovar, madje ka edhe nga Amerika, shkruan LIG Sport
TV Dukagjini ka raportuar mbrëmë se New York City është ekipi amerikan që zyrtarisht i ka dërguar ofertë lojtarit të Ballkanit.
Nuk dihet se cila është shifra e kësaj oferte, por Dellova sezonin e ri mund të jetë kundërshtar i Lionel Messit në MLS.
Kujtojmë që New York City është me pronar të njëjtë me atë të Manchester Cityt dhe më parë kanë luajtur shumë emra të mëdhenj, përfshi, Frank Lampard.
🚨 New York City FC have submitted an offer for FC Ballkani & Kosovo defender Lumbardh Dellova. 🇺🇸
NYCFC is owned by City Football Group which also owns Manchester City, Girona, Melbourne City, Palermo and other clubs.
🔗 TV Dukagjini pic.twitter.com/ahLFTHcbPh
— Kosovar Football 🇽🇰 (@kosovarfootball) December 13, 2023